Tinka Kurti u rrëzua nga shkallët, akademiku ka një apel të fortë për ministren

Tinka Kurti u rrëzua nga shkallët, akademiku ka një apel të fortë për ministren

30 nëntor 2017 09:14

Akademiku Përparim Kabo ka lëshuar sot një thirrje të fortë në drejtim të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Profesori i Antropologjisë është revoltuar pasi mori një telefonatë ku vihej në dijeni se aktorja e njohur Tinka Kurti ishte rrezuar nga shkallët e Pallatit pasi mungonte energjia elektrike, shkruan Shqip.

“Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohej e i kishin thënë se je shembur në gjysmën e trupit”, shkruan Kabo duke i bërë një apel ministres së Shëndetësisë që të gjejë pak kohë për ta shoqëruar në spital aktoren që ka luajtur rolin e “Lady Makbethit”.

Mësohet se Manastirliu ka telefonuar aktoren Tinka Kurti për t’i ardhur në ndihmë, por kjo e fundit është shprehur se nuk ka nevojë për kujdes.

Statusi i plotë i Përparim Kabos

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saj…E hapa se për të , unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëj…Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…

Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mendje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thashë…unë nuk arrij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pauze ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjet që nuk më thërrasin. Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…

Komentet

Shto koment

Të ngjashme