Kulturë

Ramë Lahaj anulon dy koncerte në Meksikë

Descriptive Text

Tenori i mirënjohur shqiptar, Ramë Lahaj ka anuluar dy koncerte në Meksikë për shkaqe shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se ka anuluar koncertet e parapara për 29 nëntor dhe 3 dhjetor, transmeton Koha.net.

“Të dashur adhurues të operës në Guadalajara, Meksikë. Më vjen keq tej mase që për arsyeje shëndetësore më duhet të anuloj koncertet e parapara për datat 29.11 dhe 03.12.2017. Edhe një herë kërkoj shumë falje duke shpresuar se do të mund të caktojmë data të reja vitin e ardhshëm’, ka shkruar Lahaj.