Shkruesi në alfabetin e harruar shqip zë vend të përhershëm në Korçë

Shkruesi në alfabetin e harruar shqip zë vend të përhershëm në Korçë

29 nëntor 2017 09:06

Prishtinë, 29 nëntor - Edon Muhaxheri në prill të këtij viti mori vëmendje kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ringjalli alfabetin e harruar shqip, nëpërmjet ekspozitës së titulluar “Evetari”. Gjithçka kishte zënë fill me automatonin, protorobotin mekanik për të cilin Muhaxheri ishte përcaktuar të shkruante në shqip.

Automatoni-shkrues nëpërmjet të cilit ai e përpunoi alfabetin origjinal të Naum Bredhit (Veqilharxhit), ka kapërcyer oqeanin për të zënë vend në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë. Muhaxheri, i diplomuar në “Maryland Institute College of Art”, që në vazhdimësi ka ofruar programe shkollore arti që nga viti 1826, të hënën e ka vizituar muzeun për të kuruar lokacionin në të cilin do të zërë vend një pjesë e rëndësishme e punimit të tij.

“Unë po ia dhuroj automatonin-shkrues Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korçë”, ka thënë Muhaxheri.

Një dita para shënimit të 105-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Muhaxheri e ka vizituar Korçën për t’u takuar zyrtarisht me drejtorin e Muzeut Kombëtar të Arsimit, Niko Kotherja, për ta kuruar lokacionin e automatonit në hapësirën e këtij institucioni.

Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë është vendi që ruan reliktet e Mësonjëtores së Parë Shqipe (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme