Përfundon Festivali i 5-të Ndërkombëtar i Filmit të Bosforit

Përfundon Festivali i 5-të Ndërkombëtar i Filmit të Bosforit

27 nëntor 2017 09:49

Në ceremoninë e mbylljes së Festivalit të 5-të Ndërkombëtar të Filmit të Bosforit, filmi “Malaria” i regjisorit iranian Parviz Shahbazi ka fituar çmimet “Skenari më i mirë”, “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktorja më e mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali u organizua nga Shoqata Ndërkombëtare e Kinemasë Bogazici dhe Akademia e Mediave të Stambollit. Ndërkohë që partneri global i komunikimit të këtij eventi ishte Anadolu Agency (AA) dhe gjithashtu u mbështet nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit.

Kryeorganziatori i Festivalit, Ogün Şanlıer, për AA para ceremonisë është shprehur se në festival kanë marrë mbi 3.400 aplikime ndërkombëtare nga 102 shtete.

Duke bërë të ditur se në pjesën garuese të festivalit kanë aplikuar 380 filma me metrazh të shkurtër dhe 65 me metrazh të gjatë, Şanlıer tha se, “Në shfaqet tona kemi prezantuar për publikun 150 filma nga 36 vende. Filmat janë pëlqyer shumë dhe shikuesit kanë mbetur të kënaqur”.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ömer Arısoy, në fjalimin e hapjes njoftoi vazhdimësinë e projektit të Festivalit të Bosforit dhe në të ardhmen, duke e përshkruar atë si të rëndësishëm për ecurinë e kinemasë turke.

Duke kujtuar se në Turqi është dhënë mbështetje për kinematografinë, ai tha se në krahasim me periudhën para viteve 2012 është shënuar rritje me 35 për qind duke arritur sot në vlerën 190 milionë dollarë. Prodhimi vendas gjatë vitit 2002 ka qenë vetëm 9 filma, dhe që nga viti 2016 kjo ka arritur në 135, ka shtuar më tej Arısoy.

Më tej pasi ka bërë të ditur se shikueshmëria e filmit vendas në Turqi radhitet e para në Evropë, Arısoy, tha se, “Jo vetëm sektori i filmit, por edhe ai i serialeve është bërë një industri e madhe. Serialet turke sot ndiqen në mbi 140 vende të botës dhe industria e serialeve turke nga pikëpamja e vëllimit të eksportit ka arritur në nivelin e 350 milionë dollarëve”.

Në kuadër të Festivalit të 5-të Ndërkombëtar të Filmit të Bosforit “Çmimi i Suksesit përjetë” në këtë mbrëmje iu dha regjisorit hungarez Bela Tarr. Në kategorinë për çmimin më të mirë kombëtar çmimet “filmi më i mirë kombëtar me metrazh të gjatë” dhe “triller” i fitoi filmi me titull “Misafir”, nga regjisorja Andaç Haznedaroğlu.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme