Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë

Petrit Halilaj përballet me fëmijërinë në ekspozitë

27 nëntor 2017 10:53

Krijimtaria artistike e Petrit Halilajt, e cila merr formë nga historia e vendlindjes së tij, do ta ketë një prezantim në Londër.

Halilaj do t’i ekspozojë skulpturat, vizatimet e instilacionet që lidhen direkt me fëmijërinë e tij në fshatin Runik. Galeria “Kamel Mennour”, që gjendet në Londër, do të jetë nikoqire e asaj që artisti e ka titulluar “‘Abetare’ (Fluturat)” e që do të hapet më datën 1 të muajit dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këtë ekspozitë artisti kosovar ka zhvilluar një numër të veprave që lidhen me shkollën e tij në vendlindje.

Kjo paraqitje përfshin një film, skulptura të shumta dhe instilacione. Lidhja e mëhershme e Halilajt me këtë temë është prezantuar nga një film në kinema, materiali i të cilit bazohet në objekt të një shkolle në vitin 2010, para se ajo të shembej. Halilaj dokumenton kujtimet e fëmijëve nëpër shkolla. Rrugëtimi kryesor apo pikënisja është shpalosja e kuriozitetit të tyre dhe lumturisë rreth ndryshimeve dhe shkollës së re që do të ndërtohej.

Një aspekt i ngjashëm rezonon edhe në këtë ekspozitë që ai e ka quajtur “’Abetare’ (Fluturat)”, ku përfshin vepra të cilat Halilaj i ka zhvilluar duke përdorur bankat e vjetra dhe tabelat e shkollës së tij.

“Në këtë mënyrë artisti e ka okupuar veten me shkarravina, vizatime dhe tekste të vogla, të cilat nxënësit dikur i kishin shkruar në pajisjet shkollore. Halilaj ka përdorur material të hollë për të krijuar këto objekte në formate më të mëdha. Pavarësisht formës së tyre prej skulpture, objektet përmbajnë karaktere të qarta grafike dhe krijojnë një lloj efekti delikat që shpaloset përmes vizatimeve nëpër hapësira të ndryshme në pjesë të galerisë”, shkruhet në përshkrimin që i është bërë kësaj ekspozite... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme