Kulturë

“Një ditë” me artin e lëvizjeve kundër pabarazisë gjinore

Me një skenografi të thjeshtë, pak lojë me ndriçimin e duke vënë në funksion, përveç skenës edhe hollin e qoshet e teatrit, për 45 minuta, arti i lëvizjeve i shërbeu një kauze: thirrjes kundër pabarazisë gjinore.

Një rrëfim i frymëzuar mbi ngjarje të vërteta të grave në Kosovë, u shpalos në skenë nëpërmjet tetë balerinëve, të udhëhequr nga koreografja amerikane Christina Coleman. E titulluar “Një ditë”, shfaqja e baletit që u dha premierë të shtunën mbrëma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shpërfaq çështje të ndryshme me të cilat përballen gratë, përfshirë diskriminimin në vend pune, mungesën e të drejtave pronësore, trysninë për t’u bërë grua e nënë dhe seksualizmin e tepërt të grave nëpër media, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Shfaqja “Një ditë” paraqet dinamikën e pushtetit në marrëdhëniet në mes gjinive si dhe ilustron tregimet e vërteta të njerëzve, duke na ndihmuar të kuptojmë shkaqet që ndikojnë në lindjen e pabarazive në jetët tona” është përshkrimi që i bëhet shfaqjes në katalog, shfaqjes me ekipin e balerinëve në përbërje të Teuta Krasniqit, Vjollca LLugiqit, Jeta Musollit, Sead Vuniqit, Leonora Rexhepit, Fisnik Smanit, Fatmir Smanit e Donmir Bilallit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.