“55 Shades of Gay” në Suboticë

“55 Shades of Gay” në Suboticë

27 nëntor 2017 08:51

Shfaqja “55 Shades of Gay”, një rrëfim burleskë për politikat rreth LGBTI-së në Ballkan dhe Evropë, do të shfaqet në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor, “Desire” në Suboticë. E realizuar nga Qendra Multimedia, me autor Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Nezirajt, kjo shfaqje sot (e hënë) do të bëhet pjesë e edicionit të nëntë të festivalit që organizohet nga teatri hungarez “Dezso Kosztolanyi Theatre”.

Në edicionin e sivjetmë të “Desire” përveç shfaqjes nga Kosova, do të marrin pjesë edhe trupa të njohura teatrore nga regjioni dhe Evropa, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndër regjisorët më të njohur që janë bërë pjesë e këtij festivali sivjet, janë Oliver Frljiq, Arpad Schilling, Sebastijan Horvat, Selma Spahiq, Andras Urban etj.

“55 Shades of Gay”, e ka pasur premierën në muajin shtator në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe prej atëherë është shfaqur edhe në Ferizaj e Tiranë.

Shfaqja “55 Shades…” ka bërë bashkë kastën e aktorëve Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Alketa Sylaj, Luan Durmishi (vokal). Skenografia e kostumet i ka realizuar Sebastian Ellrich, muzikën Irena Popovic, ndërsa koreografinë e ka bërë Florian Bilbao... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme