“Loving Vincent” me ngjyrat e botës së maestros

“Loving Vincent” me ngjyrat e botës së maestros

26 nëntor 2017 19:00

Këtu ekziston një gjë e habitshme: intriguese dhe në të njëjtën kohë irrituese në mënyrë të çuditshme, si një falënderim ose një shaka epike apo akt obsesiv i pedantërisë stilistike.

Është një animacion që imagjinon muajt e fundit të jetës së Vincent van Goghut, dhe veçmas (por jobindës) hulumtimin e teorisë, e cila për herë të parë u përmend në biografinë e vitit 2011 të realizuar nga Steven Naifeh dhe Gregory White, se ai nuk e ka vrarë veten, por në fakt ishte qëlluar pa dashje, si një shaka për ta frikësuar, nga fqinji i tij 16-vjeçar Rene Secretan, i cili po e torturonte të shkretin Vincent dhe i pëlqente që të shëtiste nëpër ara në kostum të kaubojit dhe me pistoletë me vete, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.

Kështu, në shtratin e vdekjes Van Gogh kishte pohuar se e ka vrarë veten, ndoshta për shkak të dëshpërimit, ose nga dëshira që të mos shkaktonte telashe për fqinjët, apo ndoshta thjesht për të shmangur poshtërimin e një fundi absurd dhe kishte thurur fjalë për një vetëvrasje glamuroze.

Por qëllimi kryesor në këtë film është se skenë është një vepër artistike në stilin që imiton veprat e Van Goghut. Dhe gjithçka haptas është pikturuar me dorë. Pulsi dhe rrahjet e peizazhit, vorbulla dhe shkëlqimet; shenjat e brushës vërehen në qiell ose në fytyrat e njerëzve si gjethet e vjeshtës. Ndonjëherë imazhet specifike janë modeste – megjithatë filmi ndalet dhe krijon vetë lulet e diellit.

Regjisorët, Hugh Welchman dhe Dorota Kobuela, kanë krijuar imazhe live me aktorë që luajnë rolet sipas skenarit dhe më pas softueri digjital duket se është shfrytëzuar për të ndihmuar në pikturimin sipër.

Është pak a shumë si teknika me rotoskop në filmin e frikshëm të Richard Linklater, “Walking Life” prej vitit 2001, ose “Waltz Wirh Bashir” i Ari Folman në vitin 2008. Por pika dalluese këtu është se në këtë film është përdorur ngjyra e vërtetë, jo ajo kompjuterikja. Audienca është e lejuar të pyesë: a nuk është arritur një efekt i ngjashëm dhe në mënyrë më të lehtë me truqe digjitale dhe në llaptop? A janë Welchman dhe Kobiela si ata vozitësit e vjetër të taksive të Londrës, duke e gjetur rrugën me “orientim” derisa të gjithë të tjerët e shfrytëzojnë navigacionin satelitor?

Nuk është e qartë. Por rezultati është një film i çuditshëm në vazhdimësi dhe një lloj kualiteti sikur në ëndërr për të cilin ëndrra, dhe e çuditshmja jo gjithmonë janë të përshtatshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme