Librat e ndaluar në Turqinë e trazuar

Librat e ndaluar në Turqinë e trazuar

26 nëntor 2017 15:00

“Herët në mëngjes, kur kemi dashur ta dorëzojmë dorëshkrimin në shtëpinë botuese, ne ishim arrestuar. Të gjitha shënimet tona që kishin të bënin disi me librin, sikurse edhe të gjithë kompjuterët - me fjalë të tjera gjithçka - u konfiskuan.

Pastaj në burg vendosëm ta shkruajmë librin prej fillimit. Meqenëse nuk lejoheshim të përdornim kompjuter apo makinë shkrimi, ne e shkruam të tërin me laps, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Meqenëse ishim në qeli të ndryshme, ia dërguam njëri-tjetrit tekstet tona”.

Baris Terkoglu e përshkruan se si erdhi në jetë libri “Sızıntı: Wikileaks'te Ünlü Türkler" (Zbulimi: turqit e famshëm të ‘WikiLeaks’). Ai e kishte shkruar librin bashkë me kolegun e tij Baris Pehlivan në burg. Të dy gazetarët ishin akuzuar se ishin anëtarë të organizatës terroriste “Ergenekon”.

Pretendohej se grupi kishte përgatitur rrëzimin e Recep Tayyip Erdoganit. Pas 18 muajsh në burg, Terkoglu dhe Pehlivan ishin liruar më 2012. Distribuimi i librit të tyre të dytë “Mahrem: Gizli Belgelerde Türkiye'nin Sırları" (Diskret: Sekretet e Turqisë në Dokumentet sekrete), u ndalua në fund të shtatori. Një gjykatë vendosi se shitja e librit online ishte e ndaluar, bashkë edhe me çfarëdo aktiviteti reklamues në media sociale që do të bëhej me postime për librin. Vendimi pretendonte që ishin shkelur të drejtat private të një anëtari të parlamentit që përmendej në libër.

Sipas Shoqatës së botuesve turq, ky vendim në fakt përbën një ndalim, për t’ua pamundësuar lexuesve që të arrijnë deri tek libri. Pas një apeli kundër këtij vendimi, ndalimi i shpërndarjes së librit u hoq pjesërisht dhe Terkoglu shpreson që krejt ky vendim do të hedhet poshtë.

Gazetari Fehim Tastekin nuk e ka këtë shpresë. Një gjykatë në provincën e Adyyamanit veçse e ka ndaluar veprën e tij “Rojava: Kürtlerin Zamanı" (Rojava: koha e kurdëve), bashkë me dy vepra të tija të mëparshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme