Gjurmët e atentatit që tronditi Pejën e shqiptarinë Foto: Koha

Gjurmët e atentatit që tronditi Pejën e shqiptarinë

26 nëntor 2017 13:00

Lumbardhi i Pejës rrjedh qetë, sidomos kur nuk ka borë që shkrin për ta bërë atë të rrëmbyeshëm, nëpër shtratin që ka krijuar ndër shekuj.

Uji lag edhe këmbët e vjetra që dikur mbanin atë që njihej si Ura e Gurit, por që nuk ekziston më. E ato kanë mbetur jo vetëm për të kujtuar urën e moçme, por edhe si shenjë për vendin ku besohet se u vra pabesisht Haxhi Zeka, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jo shumë larg nga aty, në bronz, është konstruktuar shtatorja e tij.

Shqiptarin e madh e vrau një shqiptar tjetër, kapiten i xhandarmërisë në Pejë, i quajtur Adem Zajmi. Vrasja e tij është ndër çështjet më të diskutuara te studiuesit e veprës dhe jetës së Zekës, a të historisë në përgjithësi. Studimet thonë se ndaj Zekës kishte edhe më parë tentim-atentate, e vetë atij i ishte tërhequr vërejtja se Zajmi mund ta vrasë. Thuhet se Zeka e dinte këtë. E kishte deklaruar edhe vetë: “Po, Ademi mundet me më vra, se e rrita n’bukë teme e deshta si m’e pas djalë”. E thonë këtë në studimet e tyre edhe Zymer Neziri edhe Sylë Dreshaj, por edhe studiues të tjerë.

Nga ana tjetër, korpusin e monumenteve të vjetra në qytetin perëndimor të Kosovës, që lidhen me emrin e Haxhi Zekës, pos vendit ku u vra patrioti i shquar, e përmbyll edhe varri i tij që ndodhet në oborrin e objektit më të famshëm të kultit islam në Pejë – Xhaminë Bajrakli.

Dëshmitë e vrasjes

Ajo që është e pakontestueshme është që vrasja e Zekës u krye në shkurt të vitit 1902. Historiani Skender Rizaj ka gjetur në arkivin britanik një dokument të datës 3 mars 1902, në të cilin zëvendëskonsulli i Anglisë në Shkup, R.A. Fontana, i raportonte konsullit gjeneral të shtetit të tij, A. Biliotit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme