Kulturë

Kreatorja që i hapi dyert me veshjen për yllin amerikan

Dëshirën për të krijuar e përpjekjet e para për t’i skicuar idetë e saj, i ka përjetuar qysh në moshë të re.

Një rrugëtim i bukur, por me plot sfida e ka sjellë në ditën kur kreacionet e saja i vesh edhe një modele e aktore me nam botëror, shkruan sot “Koha Ditore”. Nita Bllacaku, (25) tek para dy vjetësh ka filluar t’i ndajë kreacionet e saja me publikun.

Deri vonë, kishte punuar nën hije. Së voni, veshjet e dizajnuara prej saj kanë kapërcyer përtej oqeanit. Një eksperiencë e paharrueshme në studion e fotografit të famshëm shqiptar, Fadil Berisha, ka shënuar kthesë të rëndësishme për karrierën e kreatores së re në moshë.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ndan përshtypjet e bashkëpunimit me aktoren e modelisten e njohur amerikane Carmen Dell’Orefice. Bllacaku, po ashtu, shpjegon se çfarë i karakterizon veshjet e saj dhe sesi projektet e saj gjithmonë e kanë një tematikë që reflekton lidhje të fuqishme personale.

Lidhja personale dhe inspirimi nga përditshmëria

Nita Bllacaku kujton sesi qysh prej moshës 11-vjeçare kishte filluar ta definonte dëshirën e saj për të krijuar.

“Kur edhe kam filluar të skicoj, duke shikuar disenjatorë të ndryshëm”, rrëfen ajo. Qysh atëherë e kishte kuptuar se dizajnimi i rrobave ishte një profesion që i dhuronte kënaqësi dhe në moshë të re veç kishte bërë hapat e parë drejt jetësimit të kësaj ëndrre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.