Kulturë

Të jesh vetvetja në çdo situatë!

Descriptive Text

Klara Buda është gazetare, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. E vendosur në Paris që prej vitit 1990, ajo ka punuar respektivisht për UNESCO-n, BBC-në dhe Radio Francën Internacionale, ku drejtoi redaksinë shqipe deri në mbylljen e saj.

Pas studimeve të Letërsisë moderne dhe të krahasuar në Sorbonne, ajo ndryshoi drejtimin e saj fillestar të Mjekësisë Veterinare dhe u diplomua në Histori Arti dhe Metoda të Studimit të Historisë, në Ecole Pratique des Hautes Études, E.P.H.E. në Paris, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndër botimet e saj veçojmë romanin “Kloroform mbi fatin e individit në totalitarizëm”, vëllimin “Kosova Mon Amour”, e nderuar me çmimin e publicistikës, kritikës dhe të esesë në panairin e librit “Prishtina 2017”, përkthimin në frëngjisht të rrëfenjës “Fshati im e pi rakinë”, të Mitrush Kutelit, si dhe studimin akademik “Rrëfenja Kuteliane”. Romani “Pëshpërimë Gruaje”, botuar nga “MAPO Editions”, është një fiksion që i vendos ngjarjet në vitet ‘80 në regjimin totalitar shqiptar.

Buda është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Edukimi. Luani, Tigri, Ariu kanë fuqi të jashtëzakonshme, si kafshë grabitqare, por në cirk, në sajë të edukimit, ato sillen butë dhe pa agresivitet.

Për një njeri që rritet në një ambient të edukuar me normat e respektit reciprok, sjellja e mirë është normale, e kundërta ndodh për ata që janë rritur në ambiente të vrazhda, për ta normal është agresiviteti... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.