Udhëtimi i posterit të Galicës nëpër Iran

Udhëtimi i posterit të Galicës nëpër Iran

25 nëntor 2017 17:09

Portreti i Rene Wannerit – një emër i njohur në botën e posterëve – është rrethuar me dhjetëra korniza që simbolizojnë fuqinë e ideve të realizimeve të tij.

Vepra bardhezi e artistit kosovar Rrezeart Galica, prej të premtes ka zënë vend në “Bukhara Gallery” në qytetin Mashhad të Iranit, por ky do të jetë vetëm stacioni i parë.

Është pjesë e ekspozitës në kujtim të legjendës, i cili ia ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës posterit – si disiplinë e rëndësishme e dizajnit grafik. Ekspozita e organizuar nga “Union of Designers” e ka përfshirë edhe posterin e artistit nga Kosova në mesin e 29 shteteve pjesëmarrëse...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme