Revistë që promovon arkeologjinë e historinë kosovare

Revistë që promovon arkeologjinë e historinë kosovare

25 nëntor 2017 15:02

Revista prestigjioze “TIBISCVM” e Muzeut në Caransebeş të Rumanisë është themeluar në vitin 1975 dhe deri në vitin 2011 në të botoheshin studime nga fusha e historisë dhe e etnografisë, ndërsa që nga viti 2011 revista ka nisur serinë e re “Acta Musei Caransebesiensis Tibiscum, Seria Novă”, (të pranuar ndërkombëtarisht), në të cilën publikohen studimet nga historia, arkeologjia dhe etnografia.

Kryeredaktor i redaksisë 8-anëtarëshe të revistës është dr. Adrian Ardet, arkeolog dhe drejtor i Muzeut në Caransebeş, ndërsa Këshilli shkencor i revistës i cili i përzgjedh dhe i recenson studimet për botim në revistë është ndërkombëtar dhe përbëhet nga prof. Ioan Bolovan nga Universiteti Cluj-Napoca, prof. Ioan Piso nga Qendra e Studimeve Romake në Cluj-Napoca, dr. Mihail Barbulescu nga Akademia e Arkeologjisë e Romanisë në Romë të Italisë, prof. Kristina Xhin nga Universiteti i Zagrebit të Kroacisë, prof. Livio Zerbini nga Universiteti i Ferraras në Itali, prof. Françis Tassaux nga Universiteti i Bordosë në Francë, Milica Tapavaçki nga Instituti Arkeologjik i Beogradit, shkruan sot Naser Ferri në Koha Ditore.

Revista u pagëzua sipas lokalitetit arkeologjik Tibiscum, që ishte vendbanim i rëndësishëm antik dakas, i cili pas pushtimit të një pjese të Dakisë nga romakët, në kohën e sundimit të perandorit Trajan, ishte modifikuar, fortifikuar e adaptuar për nevoja të pushtuesve romakë dhe ishte ngritur në nivel të municipiumit romak...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme