“Juvenilia” qindvjeçare

“Juvenilia” qindvjeçare

25 nëntor 2017 14:03

U bënë njëqind vjet nga koha kur u botua vepra rinore e Mjedës, “Juvenilia”, e cila pa dritën e botimit në Vjenë, në vitin 1917.

Në kohën kur e botoi “Juvenilia”-n, Mjeda ishte burrë i pjekur, 49-vjeçar, por krijimet e përfshira në të, duke filluar nga “Vaji i bylbylit”, me të cilin hapet libri, ishin shkruar qysh në moshë të re, kur poeti ishte rreth njëzet vjeç (duke filluar nga viti 1886 e këndej), shkruan sot Agim Vinca në Koha Ditore.

“Juvenilia” përbëhet nga 14 krijime poetike origjinale dhe katër shqipërime, që do të thotë nga gjithsej 18 krijime poetike, në mesin e të cilave edhe poema “Andrra e jetës”, që konsiderohet si kryevepra e Mjedës.

Si vëllim libri nuk është i madh, përkundrazi, por cilësia është ajo që e përcakton vlerën e tij...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme