Kulturë

Nëntori i vrasjes së frikës

Tre nxënës me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë befasuar të premten qindra nxënës e prindër në korridorin e madh të shkollës së Llaushës. Ka qenë pika e vetme e paparalajmëruar në programin kulturor të organizuar për nder të 28 Nëntorit.

Arsimtarja e gjuhës shqipe, Minire Geci, ka punuar ditëve të fundit tinëz me tre nxënësit e përzgjedhur për t’u futur befasisht në program. Nuk i është dashur kurrfarë skenari. Vetëm e ka përshkruar deklaratën e daljes publike të UÇK-së më 28 nëntor 1997 në varrimin e mësuesit Halit Geci, emrin e të cilit e mban tani shkolla e Llaushës, shkruan sot Koha Ditore.

“Unë isha në ditën e varrimit afër vajzës së mësuesit Halit, sepse e kisha shoqe të ngushtë”, thekson Geci, atëherë tetëmbëdhjetëvjeçare. “Ishim të befasuar me daljen e UÇK-së, por ata na dhanë zemër me praninë e tyre”, shton ajo....(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.