Prishtinë, 24 nëntor - E ardhmja në sytë e artistes Emiranda Beka duket plot me ngjyra. Por prapa secilës vijë e kombinim fshihen shenjat e asaj që e pret shoqërinë. Beka guxon të parashikojë aq larg saqë arrin në vitin 2911. Këtë numër e bart në ballë një vajzë, e cila në shikim të parë duket e plagosur.
or artistja shpalos detajin se ajo është e klonuar. Në këtë formë, ajo ka krijuar personazhe fiktive duke u inspiruar nga përditshmëria, por gjithmonë duke shikuar drejt së ardhmes. Zakonisht në sipërfaqe të pastra, të mbuluara vetëm me një ngjyrë, çojnë krye personazhet që duken si karikatura, por edhe aso prej librave për fëmijë. Një i tillë është ai që ngjason me Pipi Çorapegjatën.
Ajo mbase inspirohet nga realiteti, por atë që më pas paraqet në pëlhurë krijohet në një vizion të qartë, ilustrim apo edhe mesazh i saj. Luan me kompozicionin, preferon ngjyrat e ndezura dhe personazhet i vë para disa gjendjeve që në realitet do të ishte e pamundur, siç është rasti i pikturës ku një vajzë e vogël bart në karrocë dore qytetin e Prishtinës. Nëpërmjet 15 pikturave ajo solli ekspozitën e saj të parë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, me titullin “Ndërmjet të pamundurës dhe të paarritshmes”.
Kuratori i kësaj ekspozite, Ilir Muharremi, punën e Bekës e ka konsideruar si koreografi dhe anatemoni me ngjyra të cilat paraqiten nëpërmjet një konflikti dramatik ku përplaset realiteti dhe ëndrra.
Sipas tij, ajo që vërehet në pikturat e saj, është fantazia e cila dominon dhe ai thotë se gjithçka lidhet drejt së njohurës dhe të panjohurës, të kuptimtës dhe të pakuptimtës.
Ekspozita e saj “Ndërmjet të pamundurës dhe të paarritshmes” përmbledhë një punë tri-vjeçare (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
24 nëntor 2017 11:00
-
Shpërndaje në: