Poreçi i Kroacisë ngre shtatoren e Shën Terezës

Poreçi i Kroacisë ngre shtatoren e Shën Terezës

23 nëntor 2017 17:58

Sot në Poreç të Kroacisë, është përuruar shtatorja e Shën Terezës, e cila është ngritur me kontributin e shqiptarëve të Kroacisë.

Në përurim ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Ai ka thënë se “le të jetë vepra e Shën Nënë Terezës udhërrëfyes për të gjithë ne”.

Ai së bashku me Kardinalin Ernest Simonin (Troshani), me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesič, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj dhe shumë personalitete të tjera nga të gjitha trevat shqiptare, morën pjesë në ceremoninë e përurimit e të bekimit të shtatores së Shenjtores dhe bamirëses shqiptare Nënë Tereza, me autor Anto Jurkič, të realizuar nga Kryetari i Këshillit organizativ, Idriz Sulejmani dhe mbarë bashkësia shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Porečit.

Me këtë rast solemn u mbajt edhe mesha e shenjtë në Bazilikën Eufrazjane.

Gjatë kësaj vizite të ftuarit e tjerë u pritën edhe nga Kryetari i Bashkisë së Porečit, Loris Peršurić, të cilin e falënderuan dhe e përgëzuan për këtë veprim që dëshmon dhe reflekton ndjenjat e miqësisë së vjetër dhe të shëndoshë mes popullit shqiptar dhe atij kroat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme