Shuhet poeti i xhazit, Jon Hendricks

Shuhet poeti i xhazit, Jon Hendricks

23 nëntor 2017 13:43

Vokalisti legjendar, Jon Hendrick ka vdekur të mërkurën në moshën 96-vjeçare.

Stili unik i këngëtarit i ndihmoi që të ngjitej në majat e muzikës botërore dhe shpesh cilësohej si “poet laureat i xhazit”.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar vajza e tij Aria për gazetën “The New York Times”.

Ai njihej gjatë viteve ’50-ta si pjesë e treshes së famshme Lambert, Hendrick dhe Ross.

Suksesin më të madh e kishte në karrierën solo kur më së miri shfaqi mjeshtërinë e stilit të vokalit.

Ai ishte i njohur për krijimin e vargjeve “aty për aty” të instrumentaleve shumë të njohura, përfshirë ato të “Count Basie Orchestra” dhe “Horace Silver Quintet”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme