Çfarë ndodhi me shpellën potenciale në regjionin Kaçanik-Shtërpce

Çfarë ndodhi me shpellën potenciale në regjionin Kaçanik-Shtërpce

23 nëntor 2017 13:41

Organizata “Gjethi” ka shfaqur shqetësimin rreth fatit të shpellës së gjetur në regjionin e Kaçanikut-Shtërpces. Kjo organizatë kishte ngritur çështjen dhe Inspektorati pati ndaluar përkohësisht punën, por pastaj çdo gjë ka përfunduar ashtu si nuk duhej, thekson kjo organizatë në një letër dërguar Koha.netit.

Në lidhje me çështjen e gjetjes së shpellës potenciale që u ngrit nga ‘Gjethi’ deri në nivelet më të larta qeverisëse’ që rezultoi me ndalimin e përkohshëm të punës në zonë; informojmë opinionin se:

Komisioni Ndërministrorë i udhëhequr nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe me pjesëmarrje të Institutit për Mbrojtje të Natyrës (IMN) dhe Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, duke u bazuar nga analizat e informacionit nga terreni dhe informacioni tjetër, para disa javësh vendosi që gjetjet e shpellës potenciale në Izhancë-Semajë nuk përbëjnë ndonjë vlerë për t’u ruajtur dhe rekomandoi vazhdimin e punës, gjegjësisht shkatërrimin e tyre. Inspektorati i MMPH-së tanimë ka lejuar vazhdimin e punëve dhe sipas informacioneve aty është shkatërruar gjithçka. Në të njëjtën kohë, ‘Gjethit’ nuk iu dha një kopje e raportit përfundimtar të Komisionit, edhe pse kërkuam një të tillë nga IMN-ja dhe Inspektorati i MMPH-së.

OMM ‘Gjethi’ konsideron se nuk është vepruar drejt në këtë rast duke i dhënë prioritet ndërtimit të autostradës dhe jo ruajtjes së vlerave të mirëfillta të vendit tonë, që gjithashtu mund të shfrytëzoheshin për zhvillim. Këto vlera të patjetërsueshme dhe të tjera që potencialisht do të zbuloheshin në afërsi, janë konfirmuar nga vizita e mëparshme e profesionistit/spelolog Xhemajl Maliqi dhe fotot/informacioni i ‘Gjethit’ në postimet më të hershme (linku poshtë), shkruan Sami Stagova i OJQ ‘Gjethi’.

Linku:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme