“Nursery Crimes” në Glasgow me aktoren kosovare si police britanike

“Nursery Crimes” në Glasgow me aktoren kosovare si police britanike

23 nëntor 2017 12:00

Prishtinë, 23 nëntor - Aktorja kosovare Daniela Markaj do “të patrullojë” në një rrugë të Glasgow, e veshur si police britanike. Me këtë kostum ajo do të bëhet pjesë e një performance të madhe, e cila do të zërë vend në rrugicat e qendrës së qytetit skocez. Me lojën e saj ajo do të vërë në pah pasqyrimin që u është bërë policeve në seritë televizive para disa vjetësh.

Në këtë formë ajo trajton misogjininë dhe pabarazinë që u është servuar shikuesve përmes ekranit. Markaj do të jetë pjesë e performancës “Nursery Crimes” që organizohet nga kompania e njohur teatrale “Mischief-la-Bas”. Kjo kompani në korrik të këtij viti erdhi në Prishtinë për të realizuar një pjesë të punës që të premten do të ketë performancën në Glasgow.

“Nursery Crimes” u prezantua si “punë në progres” gjatë edicionit të tretë të festivalit të artit në hapësirë “HAPU”, i cili organizohet nga teatri “Oda” e që ka për qëllim që të rizbulojë hapësirën publike. Ajo që është bërë në Kosovë dhe në vende të tjera këta tre vjetët e fundit për të kompletuar këtë performancë do të shfaqet si tërësi në Skoci me emra të mëdhenj të artit bashkëkohor, në mesin e të cilëve është edhe Markaj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme