Kulturë

“Martesa” drejt Estonisë me ekip prej gjashtë vetash

Një grup prej gjashtë vetash do të udhëtojë nga Kosova drejt Estonisë për të qenë prezent dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të sesioneve pas dy shfaqjeve që do t’i ketë filmi “Martesa” në festivalin e kategorisë “A”.

Regjisorja e skenaristja Blerta Zeqiri, aktorët e roleve kryesore, Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu, producenti Kreshnik Berisha dhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, do të jenë në shfaqjen e premierës botërore të filmit në “Tallinn Film Festival”. Filmi i bashkëfinancuar nga shteti në festivalin prestigjioz do të shfaqet më 28 dhe 29 nëntor. Udhëtimi e qëndrimi i ekipit kosovar atje janë mbështetur nga QKK-ja dhe organizatorët e festivalit.

Në kohën kur po bëjnë përgatitjet finale për prezantim në festivalin prestigjioz, ekipi nëpërmjet ueb-faqes zyrtare e ka zbuluar rrëfimin që shtjellon “Martesa”. Dy javë para dasmës Anita (Adriana Matoshi) dhe Bekimi (Alban Ukaj) janë duke bërë përgatitjet finale për ditën e madhe. Megjithëse janë ende në pritje të lajmit për prindërit e Anitës, të deklaruar të zhdukur qysh nga lufta e vitit 1999 në Kosovë dhe me familjen kontrolluese të Bekimit, nga ana tjetër, çifti duket se ia del t’i menaxhojë përgatitjet. Por kur i dashuri sekret homoseksual i Bekimit, Noli (Genc Salihu) kthehet nga jashtë, papritmas situata bëhet shumë e komplikuar, sidomos kur Bekimi e kupton që ai është ende i dashuruar në të (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.