Kulturë

ShSh e Turqve nderon Salajdin Krasniqin me Çmim për Vepër Jetësore

Revista Kosova Imza dhe Shoqata e Shkrimtarëve Turq të përkrahur nga Zyra e Komuniteteve e Komunës së Prizrenit dhe Konsullata Turke në Prizren, kanë bërë ndarjen e shpërblimeve për krijuesit e të gjitha komuniteteve që veprojnë në Komunën e Prizrenit.

Çmimi për vepër jetësore iu nda poetit Salajdin Krasniqi.

Çmimi për krijimtari iu nda çiftit bashkëshortor të komunitetit turk Nimetullah dhe Taxhida Hafiz.

Çmimi për krijimtari letrare iu nda poetit të komunitetit boshnjak Mustafa Balje, shkruan gazetaere.

Salajdin Krasniqi, duke e pranuar çmimin për vepër jetësore tha se ndihet i respektuar sepse sipas tij ky çmim është vlerësim i krijimtarisë dhe angazhimit të tij në fushën e krijimtarisë letrare.