Pa leje nisin punimet për hapjen e një restoranti brenda Hamamit të Mitrovicës

22 nëntor 2017 21:26

Brenda hapësirës së objektit të Hamamit të Mitrovicës kanë nisur punimet për hapjen e një restoranti.

Por, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve thotë se këto punime do të ndërpriten, pasi pronari i Hamamit, Afrim Berisha, nuk ka leje për shfrytëzim, meqë i ka skaduar ajo më 2014, raporton KTV.

Hamami i Mitrovicës është në listën e objekteve për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Pronari i Hamamit të Mitrovicës, Afrim Berisha, thotë se ka vendim dhe leje që nga viti 2011 nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve.

Thotë se këtë hapësirë tash e disa vite e kanë shfrytëzuar si kafene dy qiramarrës.

E qiramarrësi i tretë thotë se do ta respektojë vendimin për leje, të cilin ia ka dhënë pronari i Hamamit të Mitrovicës, Afrim Berisha.

Por, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve do të ndalojë punimet në këtë objekt të trashëgimisë kulturore, meqë pronari duhet të aplikojë sërish për leje.

Hamami i Mitrovicës tash e disa vite ka mbetur pa përkujdesje institucionale. Madje, është dëmtuar e vjedhur disa herë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme