“Casimir Jazz Trio” gjerman performon në Prishtinë e Mitrovicë më 24 e 25 nëntor

“Casimir Jazz Trio” gjerman performon në Prishtinë e Mitrovicë më 24 e 25 nëntor

22 nëntor 2017 12:32

Në kuadër të aktiviteteve kulturore, Ambasada Gjermane në Prishtinë më 24 e 25 nëntor organizon në Prishtinë e Mitrovicë dy mbrëmje muzikore të zhanrit jazz me artistët gjermanë të grupit “Casimir Jazz Trio”.

Koncerti i parë mbahet të premten, më 24 nëntor 2017 në orën 21:00 në Hamam Jazz Bar në Prishtinë, ndërsa koncerti i dytë mbahet të shtunën, më 25 nëntor 2017 në orën 19:00 në Mitrovica, në Social Club në Mitrovicë.

Koncerti është publik dhe hyrja është falas për të gjithë, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme