Shkarkimi i këshillave drejtues nis me Galerinë Kombëtare Foto: Koha

Shkarkimi i këshillave drejtues nis me Galerinë Kombëtare

22 nëntor 2017 09:00

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka vazhduar traditën e pararendësve të tij sa i përket ndërrimit të përbërjes së këshillave drejtues të institucioneve qendrore të kulturës.

Këtë e ka nisur me atë të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Pavarësisht se ky Këshill kishte mandat katërvjeçar, Gashi ia ka ndërprerë atë gati dy vjet pa i skaduar.

Së paku dy prej anëtarëve të përbërjes së re të këtij organi, vijnë nga Prizreni sikurse ministri i Kulturës, shkruan sot “Koha Ditore”. Për ndërrimin e Këshillit, ish-anëtarët kanë kërkuar sqarim nga ministri Gashi.

Kabineti i tij ka deklaruar se ai vetëm ka shfrytëzuar të drejtën e tij që të emërojë një Këshill me tjetër përbërje. Vendim për shkarkim të atij paraprak nuk ka. Njëri nga ish-anëtarët e ka cilësuar skandaloz veprimin e ministrit Gashi tek ka thënë se GKK-në do ta drejtojnë njerëz të panjohur.

Sipas vendimit të marrë në ditën e 9-të të këtij muaji, Zake Prelvukaj, piktore, Driton Axhani, Xhevdet Pantina, piktor, Malbora Krajku, klarinetiste, Arjeta Miftari, skulptore, Enver Hoxha, piktor dhe Arlinda Hajrullahu si përfaqësuese e MKRS-së, do të zëvendësojnë ish-anëtarët Esat Valla (piktor), Nexhat Krasniqin-Nekrën (karikaturist), Ismet Jonuzin (skulptor), Afrim Spahiu (drejtor fotografie), Adriana Marku-Sedaj (skulptore), Luan Shllaku (nga shoqëria civile) e Kimete Berisha, përfaqësuese e MKRS-së.

Ish-anëtari i Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës, skulptori e profesori universitar, Ismet Jonuzi ka thënë se bëhet fjalë për një vendim skandaloz të ministrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme