Kulturë

Rron Qena ekspozon sonte në Prishtinë

Artisi i njohur shqiptar, Rron Qena do të hapë sonte ekspozitë në kryeqytet.

“Fading” është titulluar ekspozita në të cilën artisti do të prezantojë ciklin e ri të piktura, që këtë herë kanë për temë ajrin e ndotur në Prishtinë.

Ekspozita e Qenës do të hapet në Galerinë “Monet”, ku do të qëndrojë e hapur deri më 4 dhjetor.