Kulturë

Institucionet heshtin pas rrënimit të dy monumenteve në Podujevë

Descriptive Text

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë prej kur Ministria e Kulturës është njoftuar për rrënimin e dy monumenteve në fshatin Reçicë të Podujevës, ky institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap lidhur me rastin.

Kulla e Demë Ahmetit dhe Shtëpia e Banimit - pronë e Sabit Hamitit janë rrafshuar nga Agjencia për menaxhimin e memorialëve të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithëse të dyja objektet mbrohen me ligj si asete të trashëgimisë kulturore, institucionet përgjegjëse për këtë fushë nuk kanë ndërmarrë asgjë që rrënuesit të sanksionohen.

Në ditën e 11-të të muajit të kaluar, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë e kishte njoftuar Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve që Kulla e Demë Ahmetit dhe Shtëpia e Banimit- pronë e Sabit Hamitit ishin rrënuar.

Image

Rrënimi i tyre ishte bërë pa kurrfarë pëlqimi nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Asokohe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës kishin thënë se kjo çështje duhet të përfundojë tek organet e drejtësisë. Por asgjë nuk është bërë për të deri më tani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.