Kulturë

Dedikimi që Lajçi i bëri vajzës së ndjerë

Nuk ka munguar as dedikimi i vargjeve për vajzën e tij të ndjerë, nga aktori Çun Lajçi.

Vajza e tij, Bubulina Lajçi, ka ndërruar jetë sot në moshën 34 vjeçare e që dyshohet të ketë vdekur nga mbidoza.

“A këputet peni moj e mira ime, s’po shkruaj ma si herave tjera për t’iu kthyer pendimit”, ka nisur Lajçi dedikimin e tij për vajzën e ndjerë.

Postimi i plotë i Lajçit në Facebook:

A këputet peni moj e mira ime

S’po t’shkruaj ma

Si herave tjera për t’iu kthye

Pendimit

Se nenin e lidhun n’fyt

E paske zhgjidhë vetëm,

Pa m’pritë mua nga rrugë e largët

Shpresash paske ikë mbramë

N’udhëtimin tand t’fundit

Diku n’Ashkelon

N’kërkim t’fatit e t’vajit

Oooo

Mos ma vajtoni

Se sherua qenka përgjithmonë

Tue kërkua gurin e vet të varri.