Kulturë

Fatkeqësitë natyrore në kinema

Bota viteve të fundit është përballur me një seri katastrofash natyrore: cunamin në Oqeanin Indian dhe në bregun e Japonisë, uragane dhe stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thatësira të mëdha në Afrikë dhe tornado e rrebeshe të shiut në Evropën qendrore....

Kësaj lëvizjeje i shtohen edhe shkrirja akullnajave, shtresat e degraduara të ozonit, ngritja e nivelit të deteve dhe zgjerimi i shkretëtirave, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

Këta skenarë dhe pasojat e tyre të kobshme po ashtu rregullisht janë bërë pjesë e skenarëve të filmave, duke i lënë shikuesit të frikësuar dhe duke ua sjellë para syve shkatërrimin dhe apokalipsin – derisa ata qëndrojnë të sigurt në karriget e tyre.

Filmat rreth katastrofave kanë magjepsur shikuesit që nga ditët e hershme të filmit, duke reflektuar mbi ankthet e epokës. Mesazhi i tyre është i thjeshtë: Çdo gjë mund të ndodhë. Por jo këtu dhe jo tani.

Përbindëshat dhe kërcënimi atomik

Vite me parë, shikuesi u dridh me shkundjen e tokës në vitin 1936 në filmin “San Francisco”. Në vitet ’50, përbindësha të mëdhenj, disqe fluturuese dhe jashtëtokësorë lundronin në ekranin e argjendtë, në filmat me të cilët regjisori Jack Arnold përhapi frikë dhe terror.

Natyrisht ishte e tëra fantashkencë. Por gjatë lartësimit të Luftës së Ftohtë, derisa fuqitë nukleare të botës luftuan për superioritet, ishte paralajmëruar se qenia humane po kërcohej përnjëmend.

Rreziku për katastrofën nukleare për herë të parë ishte dramatizuar në vitin 1959 në filmin e Stanley Kramer, “On the Beach”, ku luan Gregory Peck, Ava Gradner dhe Fred Astaire si të mbijetuar të luftës globale bërthamore.

Vitet ’70 ishte dekada e filmave mbi fatkeqësitë. Fatkeqësitë e shkaktuara nga faktori njeri ishin gjithandej: rrokaqielli i djegur në “The Towering Inferno” (1974), përplasja e aeroplanëve në “Airport 1975” (1974) dhe përmbytjet në “The Poseidon Adventure” (1972), ose edhe kërcënimet nga bombat në “Juggernaut” (1974) ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.