Tiranët poetë

Tiranët poetë

19 nëntor 2017 15:00

Poezia është art i përsosjes, sinonim i delikatesës dhe ndjeshmërisë. Duket krejtësisht e kundërta e asaj që mund të ketë qenë edhe një formë e shprehjes së brutalitetit dhe formë arti që pëlqehej nga tiranët. Por prej klasikëve deri te modernët, diktatorët kanë qenë të inspiruar të shkruajnë vargje - në kërkim të ngushëllimit, intimitetit apo lavdisë.

Shembull tipik i një tirani poet është perandori romak Nero, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Historiografët e tij, Tacitus dhe Suetonius, sugjerojnë që Roma ishte po aq e tmerruar nga poezia e tij, sa edhe politikat që aplikonte ai.

Këto të dhëna ngrenë një pyetje problematike: a do të zbuteshin krimet e tiranëve nëse arti i tyre ka ndonjë meritë dhe a mund ta gjykojmë ne në mënyrë të drejtë kualitetin e poezisë së një tirani? Siç ka theksuar së voni studiuesi Ulrich Gotter, në një vëllim të botuar me titullin “Tyrans Writing Poetry” (Tiranët shkruajnë poezi), në krahasim me poetët e tjerë perandorë Cesarin dhe Augustin, regjimi i Neros ishte “jashtëzakonisht pa gjak”.

E me gjithë mungesën e ambicies ushtarake, veprat hakmarrëse të Neros ishin të profilit të lartë dhe imazhi që e kemi ne për të është ai i një despoti patetik, që mban veshur një kostum tragjik skene, duke kënduar për kapjen e Trojës derisa qyteti i tij perandorak digjet në sfond: Suetonius e citon Neron duke thënë se “është kënaqur me bukurinë e zjarrit”.

Nga ana tjetër, vargjet që shkruante Mussolini ishin prirje për dorëheqje. Ka pasur njëfarë pretendimi në ambicien e tij letrare: biografi i tij Richard Bosworth thekson se Mussolini gjatë gjithë kohës kishte vepra të poetëve të shquar “të hapur mbi tavolinën e tij, kur vizitohej nga personalitetet e huaja”.

Poezitë që i shkroi më vonë reflektonin izolimin e tij, larg prej idealizmit të rinisë së tij socialiste, që kishte prodhuar vargje të cilat ishin ankesë për rënien e ‘jacobinismit’ dhe dëshirë për profeci revolucionare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme