Kulturë

Koreografi i lëvizjeve për jetën e përbashkët

Kur Jochen Roller ideon dhe i jep formë shfaqjes, baleti nuk është thjesht art i lëvizjes. Lëvizja definohet si medium i komunikimit të trupit inteligjent që hyn në një dialog konfrontues, në një mënyrë empatike e intelektuale.

Kësisoj, koreografia e tij kapërcen përtej vallëzimit të zakonshëm. Roller është valltar koreograf, ligjërues e kurator që dallohet me veprat e tij që janë eksplorim mbi tema sociale, politike a ndërkulturore të cilat me mjeshtëri i vë në lëvizje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me këtë mision është rikthyer në Prishtinë. Në një mesditë nëntori ai shijon kafenë në bufenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës me bashkëpunëtoren e tij Frederike Lampert. Bashkë do ta realizojnë një shfaqje me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Pak minuta më parë e ka parë Trupën në provat e mëngjesit dhe duket goxha entuziast. I listuar më 2004 nga instituti “Goethe”, si njëri prej koreografëve gjermanë me më së shumti ndikim, Roller s’e ka tradhtuar modestinë.

Hapur flet për mënyrën sesi në veprat e tij pëlqen të luajë me paragjykimet, zbulon pak nga ideja mbi të cilën do ta realizojë shfaqjen me balerinët kosovarë dhe nuk e mohon që baletin bashkëkohor e ka më për zemër sesa atë klasik... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.