Vdes kitaristi i AC/DC

Vdes kitaristi i AC/DC

18 nëntor 2017 18:20

Malcolm Young ka humbur betejën me dementian. Kitaristi dhe bashkëthemeluesi i rockbendit të famshëm AC/DC ka ndërruar jetë këtë të shtunë në moshën 64-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga vetë grupi australian.

“Me hidhërim të thellë AC/DC njofton sot se Malcolm Young ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e shkurtër të grupit.

Malcolm, së bashku me Angus, vëllanë e tij e njëkohësisht edhe solisti i grupit legjendar, formuan bandën në vitin 1973, transmeton TCH.

“Si vëlla, e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura për të shprehur se çfarë do të thotë për mua kjo. Kishim një lidhje unike dhe tepër speciale. Ai lë pas një trashëgimi të vyer që do të jetojë përgjithmonë”, deklaroi Angus.

Kjo ishte tragjedia e dytë e familjes Young brenda pak javësh. Në tetor, George Young, që mbajti për vite me radhë rolin e producentit të AC/DC, ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme