“Përtej vijave”, filmi i gjimnazistëve që synon të godasë dukurinë e ngacmimeve

“Përtej vijave”, filmi i gjimnazistëve që synon të godasë dukurinë e ngacmimeve

18 nëntor 2017 16:16

Dukuria e ngacmimeve nëpër shkolla ka shtyrë një grup të nxënësve të shkollës së mesme “Xhevdet Doda” të adresojnë këtë çështje përmes një filmi. E me të synohet që të vetëdijesohen bashkëmoshatarët e tyre për këtë problem.

“Përtej Vijave” i takon filmit të metrazhit të mesëm dhe është realizuar me angazhimin vullnetar të nxënësve.

“Filmi sjell një storie të bazuar nga qindra ngjarje të vërteta dhe përmes saj synon që të godasë shkaqet e problemit, duke sjellë kështu përmes personazhit kryesor, shembullin e duhur se çfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri”, thuhet në njoftimin për media, në të cilin thuhet po ashtu se vetë titulli i filmit i bën ftesë arsyes së shëndoshë që të mendojë “Përtej vijave”, përtej imponimeve shoqërore, përtej influencave negative, përtej të gjitha zgjedhjeve që rrezikojnë mirëqenien e tjetrit.

Grupi i nxënësve që punoi këtë film ka gjetur mbështetjen nga UNICEF Innovation Lab Kosovo, për të realizuar një film me qëllim sensiblizimi mbi këtë dukuri. Premiera e këtij filmi u shfaq gjatë verës, për të qarkulluar në disa shkolla, ndërsa tash është plasuar edhe në platformën Youtube, ku mund ta shikoni më poshtë:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme