Kulturë

Patriotët me dy fytyra

1. Jeta është një teatër ku edhe të varfrit mendojnë se janë të pasur. Me vija, me shenja e me ngjyra mbi sipërfaqe të tokës. Me shkëlqimin e monedhës së humbur. Dyfytyrësia e patriotëve sojli u kthye nga lufta. Ndërgjegjes nuk i beson më askush. Çka humbim e çka fitojmë, nesër e shohim më mirë. Tani koha nuk ka më kohë për të menduar. Kujt ia rrok jeton nga humbja e kohës kot. Çmenduria nuk e ndryshon as të shkuarën e as të ardhmen.

Me një klan mafioz shumë patriotë sojli krimi i bën të fuqishëm. Në të gjitha drejtimet. Jo për interesa kombëtare, por për interesa personale. Me katër tela me tela, përtej tregimit… Populli nuk ka se kah të lëvizë. Hapësirën e ka sa për të marrë frymë e sa për të parë se është duke jetuar sot për sot. Dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, shkruan sot Rexhep Ferri në Koha Ditore.

2. Patriotët sojli, si me magji po na bindin se janë atdhetarë. Unë e pata fatin ta shihja vetëm një. Pas tri ditësh e vranë. A ka edhe një të dytë, një të tretë ose të katërt, nuk po shoh. A dihet se ku po gabojmë. Nuk e di kurrkush. A kemi më shumë viktima se njerëz dhe çfarë mallkimi na ka zënë, po ashtu nuk e di kurrkush. Nga e kaluara në harresë pse jemi kaq të pafat? Ngushëllimi na u bë shprehi. Sa jemi duke e përdorur mendjen ende nuk po ma rrok.

E keqja te njeriu vazhdon të jetë e njëjtë. Ka njëzet vjet që pres lajmin kush po e merr çmimin “Nobel” për letërsi. Ismail Kadare që është Kombi derën e kishte të hapur dhe thirrjen e merituar në xhep. Por gjatë udhëtimit, nga vetë shqiptarët është penguar. Nga ky turp pakkush nga ne edhe sot shqetësohet. Aq më pak presidenti që e kishte emëruar një ambasador të tillë që bënte edhe këso horllëqesh....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.