Shqiptarët në një fjalor të turqizmave në dialektin jordanez

Shqiptarët në një fjalor të turqizmave në dialektin jordanez

18 nëntor 2017 12:32

Jordania si pjesë e Leventit u fut nën sundimin osman qysh më 1516-n, përkatësisht si pjesë e Vilajetit të Damaskut deri më 1918-n. Edhe pse përbehej në përqindje të madhe prej shkretëtirës, Jordania kishte një rendësi për Stambollin pasi që përbënte një segment të rëndësishëm të rrugës për në haxh prej Damaskut deri në Mekë.

Për ta ruajtur autoritetin në sy të botës islame duke siguruar rrjedhën normale të haxhit, Stambolli u kujdes për të ndërtuar kështjella gjatë kësaj rruge të gjatë nëpërmjet shkretëtirës. Kështu, deri në fund të sundimit osman pushteti osman u ndie në nivel minimal në ca lokalitete në perëndim të Jordanisë si Salt, Karak e Tafila, kurse Ammani ishte dhe mbeti fshat deri në fillim të shekullit XX. Mirëpo, kjo gjendje filloi të ndryshonte prej vitit 1908, kur u ndërtua hekurudha prej Damaskut deri në Medinë, me çka u ndërtuan shumë stacione dhe u ndie më shumë pushteti osman, shkruan Muhamed Mufaku sot në Koha Ditore.

Megjithatë, me disfatën e Perandorisë Osmane më 1918-n dhe paraqitjen e shteteve të reja në rajon, Jordania filloi të ndryshohej shumë shpejt si principatë nën mandatin anglez. Ndryshime të mëdha u bënë në sferën demografike, me ardhjen e popullsisë së re prej Sirisë, Libanit e Palestinës, e me rritjen e qyteteve që u bënë qendra tërheqëse për beduinët...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme