Përgjegjësia për të mbrojtur

Përgjegjësia për të mbrojtur

18 nëntor 2017 09:44

Koncepti për shtetin në rrafshin e brendshëm ka ndryshuar nëpër kohë. Ai definohej nga shumë studiues si fuqi pushtetore, aparat dhune dhe autoritet me monopol përdorimi të dhunës fizike.

Por, një definim i tillë është i mangët. Shteti nuk është vetëm aparat dhune dhe fuqi pushtetore. Ai është edhe mekanizëm për mbrojtjen sociale të individit. Edhe në rrafshin e jashtëm, definimi i shtetit po ndryshon, shkruan Sabri Kiçmari sot në Koha Ditore.

Shteti nuk konceptohet më vetëm si aktor shoqëror, që gëzon privilegjet e sovranitetit të jashtëm dhe mbrohet nga principi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të tij, por atij i atribuohet edhe përgjegjësia për të mbrojtur qytetarët e tij nga vetë ai (shteti). Në rast se shteti nuk është në gjendje ose nuk dëshiron ta bëjë këtë, atëherë përgjegjësia i kalon bashkësisë ndërkombëtare.

Lufta e Kosovës e vitit 1998-1999 ngjalli një debat interesant në radhët e elitës intelektuale ndërkombëtare mbi të drejtën dhe obligimin e ndërhyrjes së aktorëve ndërkombëtar për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga gjenocidi. Përfaqësuesit më eminent të elitës intelektuale ndërkombëtare vunë primatin e të drejtave të njeriut para sovranitetit shtetëror. Ata e manifestuan këtë në mbrojtje të sulmeve të NATO-s për të shpëtuar qytetarët e Kosovës nga gjenocidi i shtetit të Serbisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme