Një shtatore e Shën Terezës, do të vendoset në Poreç të Kroacisë.
Më 23 nëntor, dëshira e shqiptarëve të Poreçit po bëhet realitet. Siç thuhet në njoftimin që ka ardhur në adresë të portalit Koha.net, “truporja e Shën Terezës, simbolit të humanizmit dhe dashurisë së kombit tonë do të vendoset ne njërin nga sheshet më të bukura të qytetit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me iniciativën e aktivistëve shqiptarë Idris Sulejmani, Marijan Bisaku, Vilson Bisaku, Robert Daka, don Rikard Lekaj si dhe përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të Poreçit që 2015 filluan përgatditjet për vendosjen e trupores së Nënë Terezës në Poreç”, thuhet në njoftim.
Ky manifestim të cilin e organizojnë Shoqatat Shqiptare në Istër do të zgjasë 2 ditë:
22.11.2017 në ora 19.00 - në katedralen e Pullës do të mirëpritet martiri i gjallë shqiptar, Kardinali Ernest Simon Troshani. Rrëfimin e jetës së tij martire kanë mundësi ta dëgjojnë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.
23.11.2017 Ceremonia e vendosjes dhe bekimit të trupores së Shën Terezës
10.30 – Hapja e ceremonisë dhe fjalët përshëndetëse të mysafirëve
12.00 – Mesha e shenjtë në Bazilikën e Poreçit
13.00 – Shpalosja dhe bekimi i trupores së Shën Terezës
Përveç përkrahjes masive të shqiptarëve në tërë Istrën, kjo ceremoni do të mbledhë edhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Dijaspora.