Kulturë

Emiranda Beka do të ekspozojë në Galerinë “Qafa”

Artistja Emiranda Beka do të hapë ekspozitën " Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes" në Galerinë Qafa në kryeqytet, më 23 nëntor 2017, në orën 19:00, bëhet e ditur nga kjo galeri.

“Pikturat e artistes së re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, dhe shtrihen mbi një spektër të gjerë dhe të kontrollueshëm nga talenti i saj. Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, e parritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive...”, shprehet kuratori i kësaj ekspozite Ilir Muharremi.

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala - koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita " Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes" do të qëndrojë e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.