“My Place”, kafeneja e shqiptarëve që po merr famë në Londër

“My Place”, kafeneja e shqiptarëve që po merr famë në Londër

16 nëntor 2017 21:42

Shqiptarët kanë pushtuar edhe njëherë ballinat e gazetave në Angli. Në kryeqytet, Londër, shqiptarët jetojnë në numër të madh. Secili prej tyre ka një vend ku mëngjesin e fillon me kafe, apo kohën e çajit që anglezët nuk e humbin, e kalojnë në atë kafene.

Për këtë, dy djem nga Kosova, Sam Maqedonci dhe Dini Shahini kanë hapur kafenenë me emrin “My Place”.

“My Place” i shumë shqiptarëve, pa përjashtuar edhe londinezët, ka një njohje të gjerë. Ai arriti që të zgjidhet kafeneja më e mirë e vitit, në edicionin e tetë të London Lifestyle Awards, i cili u mbajt në mbrëmjen e 14 nëntorit, me një ceremoni mahnitëse, raporton Ndrëtimi.info.

Shërbimi, kafeja, ushqimi dhe kualiteti janë të veçantat që i sollën po këtë çmim për herën e dytë, projektit të dy shqiptarëve i cili shërben si kafene dhe bar/restorant.

Sytë të mbeten në atë lokal, pasi edhe enterieri të lë shije të mirë. Ai është një gërshetim pothuajse human mes drurit, hekurit dhe lloçit.

Ndërtimi.info ka komunikuar pas marrjes së çmimit me pronarët e “My Place” për të marrë më shumë detaje. Sikur Maqedonci, ashtu edhe Shahini kanë pohuar se lokali ka një stil të ngjashëm me lokalet në Kosovë. Kjo veçanti bën që atje të frekuentojnë edhe të famshmit nga Kosova.

Mirëpo, mikpritja ka bërë që ky lokal të njihet edhe për këtë tipar. “Mikpritja është si kur ne presim mysafirë në shtëpitë tona”, thuhet nga kosovarët e Londrës.

Dizajnin e kësaj kafeneje, Maqdonci e Shahini ia kanë besuar arkitektit të famshëm, Përparim Rama dhe studios së tij “4M Group”, por edhe mobiliet janë prodhuar dhe punuar nga shqiptarët.

“Dizajnin edhe shumicën e punës e ka kryer 4M group, Përparim Rama. Për ndryshe, të gjitha kompanitë që kanë punuar në ndërtimin e My Place kanë qenë shqiptarë”, thanë ata.

Për faktin që konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, ekipi i “My Place” nuk e kishin pritur fare këtë çmim. I themeluar gati tre vite më parë, ky vlerësim i punës së tyre, i bënë ata edhe më të motivuar për të synuar suksese të mëtutjeshme, teksa i qëndrojnë stoik dizajnit të brendshëm, pothuajse nga fillimi me pak ndryshime.

E veçanta tjetër në këtë kafene është aparati i kafesë. Ai daton që nga viti 1961 dhe është e markës Gaggia.

“Gjithashtu, e kemi coffee machine klasike, Gaggia 1961. Që do të thotë më e vjetra në West End”, thanë ata në një prononcim të shkurtër për Ndërtimi.info.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme