Ekspozita  “1 në 1000” e studentëve të masterit në Fakultetin e Arteve

Ekspozita “1 në 1000” e studentëve të masterit në Fakultetin e Arteve

16 nëntor 2017 08:44

Prishtinë, 16 nëntor - Stile, teknika dhe kombinime të ndryshme ngjyrash janë bashkuar në një vend. Portrete, peizazhe e forma abstrakte gjenden në mesin e 1 mijë pikturave. Muret e Galerisë Kombëtare të Kosovës tashmë janë mbushur me veprat e dimensioneve 11 me 11 centimetra, të cilat kur bëhen tok duken si një mozaik. Autorë të tyre janë studentë të artit e artistë të rinj, prandaj edhe laramania që prezantohet ka një vlerë tjetër. Bëhet fjalë për ekspozitën “1 në 1000”.

Por kjo ekspozitë nuk është e zakonshme. S’ka për qëllim që vetëm të prezantojë vepra kryesisht të studentëve të programit master në Degën e Artit Figurativ, por prapa saj fshihet diçka shumë më e madhe. Veprave u është venë një numër dhe blerësi paraprakisht nuk ka mundur ta dijë se cila pikturë do të bëhet pronë e tij. Ai ka qenë një prej një mijë blerësve, por jo vetëm kaq: është bërë edhe kontribuues për një tjetër mision. Me paratë e grumbulluara, 10 euro për një pikturë, synohet që Fakulteti i Arteve të bëhet me bibliotekë.

Regjisori Orhan Kerkezi është ideatori e këtë e ka bërë në kuadër të lëndës që ligjëron Zhvillimi dhe menaxhimi i ideve dhe koncepteve kreative.

Të mërkurën, deri në momentin e hapjes së ekspozitës, 50 për qind e punimeve vetëm se ishin shitur (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme