“Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, hap drejt pajtimit midis dy popujve Foto: Koha

“Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, hap drejt pajtimit midis dy popujve

15 nëntor 2017 11:00

Enciklopedi për marrëdhëniet shqiptaro-serbe e vepër monumentale është cilësuar në Prishtinë trilogjia “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” e Petrit Imamit.

Tri vëllimet e librit përmbledhin punën e autorit për më shumë se tri dekada. Për informacionet dhe objektivitetin e saj, panelistët në promovimin e së martës e kanë cilësuar atë si një vepër të domosdoshme që popujt ta njohin njëri-tjetrin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kanë shkuar edhe më tej. Kanë rekomanduar që libri të shërbejë edhe si hap drejt pajtimit midis shqiptarëve e serbëve. Pa referenca e fusnota, në vëllimin e parë autori trajton raportet midis dy popujve që prej shekullit XII deri në vitin 1944 për të vazhduar në vëllimin e dytë deri më 2016, përderisa në vëllimin e tretë pasqyrohen marrëdhëniet kulturore të dy popujve që hapësirën territoriale e kanë ndarë me luftë më 1999.

Objektiviteti i Imamit, që me profesion është dramaturg, ka bërë që nëpërmjet burimeve të shumta ai të pasqyrojë prej betejave e konflikteve më të vogla midis grupeve e deri tek bashkëpunimet midis heronjve shqiptarë e atyre serbë.

Por ashtu sikurse marrëdhëniet midis shqiptarëve e serbëve, edhe vetë libri ka rrugëtuar në periudha e situata të ndryshme. Para gati dy dekadash vëllimi i parë qe konfiskuar nga autoritetet serbe.

Për këto libra, që u cilësuan si një enciklopedi në lidhje me marrëdhëniet serb-shqiptare, folën Shkelzen Maliqi, Veran Matiq, Shkëlzen Gashi dhe Aleksandar Pavloviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Vakti15/11/2017 14:55

Kudo që çfaqet kërkesa për pajtim me Serbinë nga shqiptarët, dmth-në rehabilitim i Serbisë për masakrimin e shqiptarëve ndër shekuj. Apsulutisht nga shqiptarët s`do të duhet të ngritet qashtje e pajtimit me Serbinë. Përkundrazi, kjo qashtje duhet të i lihet Serbisë, që kjo e fundit ta vejë gishtin në krye e të kërkoi falje zyrtare (publike) për masakrimet që ja-v ka ba shqiptarëve në këtë 100 vjetëshin e fundit. Gjdo kërkesë e shqiptarëve për "pajtim" me Serbinë, ashtë mohim i masakrimit të shqiptarëve. Ashtë i pa presedan termi i përdorun nga shqiptarët për "pajtim" me Serbinë kur kjo e fundit nuk i pranon masakrat që i ka ba kundër shqiptarëve.

Shto koment

Të ngjashme