Kulturë

“Mendoj për ty” nga Prishtina në Bruksel thërret kundër dhunës seksuale

Rruga kryesore e kampusit të universitetit prestigjioz belg është mbushur me fustane. Studentë e banorë të tjerë janë bashkë të martën që të varin rroba në telat që janë vendosur në hapësira të “Université libre de Bruxelles” në Bruksel të Belgjikës.

Janë mbledhur nga dyqani bamirës “Oxfam”, ku gra dhe burra i kanë dhuruar në emër të një kauze. Është instilacion i bazuar dhe që nderon veprën “Mendoj për ty” të artistes së njohur kosovare Alekta Xhafa - Mripa, e cila jeton në Londër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me të njëjtin titull dhe koncept, “Mendoj për ty” qe prezantuar në qershorin e 2015-s në stadiumin e Prishtinës, me qëllim që t’u japë zë viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Falë iniciativës qytetare ishin mbledhur rreth 5 mijë fustane që më pas u varën në stadium. Në këtë formë Xhafa-Mripa realizoi instalacionin artistik, i cili thërriste për solidarizim. Me këtë mesazh ajo gjendet edhe në Bruksel.

Është ftuar që të jetë pjesë e një ngjarjeje njëjavore, e cila ka të bëjë pikërisht me thirrjet për luftën kundër dhunimit. Katër vajza janë dhunuar në fakultetet belge kohëve të fundit. Ato kanë organizuar aktivitetin “One Week to Fight Rape”, ku gjatë një jave ka edhe aktivitete të tjera të ndryshme. Xhafa-Mripa është një prej pjesëmarrësve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.