Mbi 40 mijë vizitorë në ekspozitën me artefakte të Kosovës në Beograd

Mbi 40 mijë vizitorë në ekspozitën me artefakte të Kosovës në Beograd

15 nëntor 2017 08:56

Mesatarisht një mijë vizitorë në ditë e kanë parë ekspozitën në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd, në të cilën janë ekspozuar artefakte të Kosovës.

Për 46 ditë prej se është hapur “Trashëgimia artistike serbe në Kosovë e Metohi: Identiteti, rëndësia, rrezikimi” atë e kanë vizituar 46 mijë veta, ka njoftuar të martën kjo akademi, raportojnë mediat serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Siç është shkruar në një njoftim të këtij institucioni që është organizator i ekspozitës, “për shkak të interesimit të madh, ekspozita do të mbahet e hapur deri më 26 nëntor”.

Me këtë ekspozitë, Akademia Serbe e Shkencave synon që “t’ia kujtojë publikut vendës e atij botëror që populli serb jeton në Kosovë e Metohi tash më shumë se një mijë vjet, dhe prej kohës së Stefan Nemanjes e deri më sot, pandërprerë kultivon krijimtarinë e shumanshme artistike”.

Po të martën ka njoftuar se katalogu i kësaj ekspozite është botuar edhe në anglisht, përderisa ka paralajmëruar edhe dy botime.

Gjatë luftës Serbia ka marrë prej Kosovës mbi 1.200 artefakte. Pos “Hyjneshës në fron”, asnjëri prej tyre nuk i është ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme