Ministria e Kulturës s’ka buxhet për rritjen e premtuar të pagave Foto: Koha / ilustrim

Ministria e Kulturës s’ka buxhet për rritjen e premtuar të pagave

14 nëntor 2017 09:37

Ministria e Kulturës duke u mbështetur në një marrëveshje verbale me Ministrinë e Financave ka lidhur një marrëveshje, po ashtu verbale, me aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës për rritje pagash qysh prej janarit të vitit që vjen.

Në fakt ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kur ua kishte dhënë aktorëve këtë premtim, kishte shkruar edhe më tej, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kishte thënë se rritja e pagave do të bëhet për të gjithë krijuesit e performuesit e kulturës dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore në institucionet vartëse të MKRS-së. Bëhet fjalë për mbi 400 punonjës.

Por asnjëra prej ministrive nuk janë në gjendje të shpjegojnë se sa do të jetë rritja dhe ku do të merren mjetet. E rritja nuk është planifikuar në buxhetin e MKRS-së për vitin 2018.

Ministri Gashi nuk ka qenë në gjendje të flasë për shumën e rritjes së pagave e as për implikimet buxhetore që shteti do të ketë pas këtij vendimi të premtuar.

Ministria e Kulturës ka themeluar një komision për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për pagat e krijuesve e performuesve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore.

Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se ministri i Financave, Bedri Hamza, e ka marrë përsipër për ta bërë rritjen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme