“Këmbë” për Baletin Kombëtar të Kosovës, në bibliotekën e UNESCO-s

“Këmbë” për Baletin Kombëtar të Kosovës, në bibliotekën e UNESCO-s

14 nëntor 2017 10:33

Monografia “Këmbë”, e cila shpalos historinë e 45-vjetëve të institucionit të baletit në Kosovë, ka zënë vend në raftet e Bibliotekës dhe Qendrës së Dokumentimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë e Kulturë - UNESCO.

Një kopje e monografisë që rrëfimin për balerinët kosovarë e shpalos nëpërmjet fotografive, kujtimeve e historive personale, i është dhuruar zyrtarisht stafit të “UNESCO Library and Documentation Center” në Paris, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tre balerinë kosovarë, Sinan Kajtazi, Sead Vuniqi dhe Luljeta Ademi, javën e kaluar në kryeqytetin francez kanë përfaqësuar Baletin Kombëtar të Kosovës në Konferencën e 39-të të Përgjithshme të UNESCO-s me ftesë të organizatës me seli në Paris, “European Cultural Network for Development Cooperation”, që është partner zyrtar i UNESCO-s. Takimi është finalizuar me dhurimin e monografisë “Këmbë”.

Baleti Kombëtar i Kosovës është anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Vallëzimit (International Dance Council) qysh më 2014.

Ahmet Brahimaj, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, ka thënë se balerinët kosovarë e kanë përfaqësuar këtë institucion në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s dhe në kuadër të kësaj është dorëzuar edhe kopja e monografisë.

Biblioteka dhe Qendra e Dokumentimit e UNESCO-s në Paris është ndërtesa në të cilën ruhen të gjitha arkivat, publikimet e dokumentet e kësaj organizate.

Monografia “Këmbë” me autor Naser Shatrollin, e cila përfshin edhe biografi të balerinëve dhe raportime të medieve e përshtypje të atyre që kanë bashkëpunuar me Trupën e Baletit të Kosovës, ishte promovuar në shtator të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme