“Gardhi” i Lendita Zeqirajt pret kontratën me distributor francez

“Gardhi” i Lendita Zeqirajt pret kontratën me distributor francez

14 nëntor 2017 09:28

“Gardhi”, filmi i regjisores Lendita Zeqiraj, që shpalos një rrëfim për marrëdhëniet e ndërlikuara njerëzore në gjithë botën, e ka kaluar me sukses testin e parë para audiencës.

Pas premierës së mbyllur në Paris, ky filmi i shkurtër pret kontratë me distributor francez. Parapremiera në “Cinéma Le Méliès” në Montreuil, komunë në periferi të Parisit, mbajtur javën e kaluar, sipas pjesëtarëve të ekipit, ka dhënë shenja pozitive për ketë film të shkurtër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bashkëprodhimin e shtëpisë filmike kosovare “N’art”, “Sacrebleu Productions” nga Franca dhe “Woof Films” nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, “Cinema Fondacioni - Region Ile De France”, dhe Komuna e Prishtinës, e kanë parë pjesëtarë të rëndësishëm të industrisë filmike. “Sacrebleu Productions” ka qenë organizator i parapremierës, për të cilën QKK-ja ka njoftuar të hënën nëpërmjet një komunikate për media.

Bujar Kabashi, producent i filmit, ka thënë se me gjithë faktin që ishte një prezantim i mbyllur, reagimet e audiencës ishin përtej pritjeve të ekipit.

Sipas Kabashit, hapi tjetër i ekipit të “Gardhit” do të jetë nënshkrimi i kontratës me një distributor francez.

“Personazhet në këtë film janë njerëzit që na rrethojnë çdo ditë, të vendosur në mjedisin e tyre real, ku filmi kap një moment të jetës së tyre derisa ata ballafaqohen me rrethana konfliktuoze dhe përplasje brezash dhe mentalitetesh. Ky moment zbulon kompleksitetin e problemeve në shoqërinë tonë, duke i zbuluar ato përmes komunikimit të personazheve”, ka shpjeguar Kabashi.

Në “Gardhi” luajnë aktorët: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme