Kosova e Kroacia bëhen gati për marrëveshje kulturore

Kosova e Kroacia bëhen gati për marrëveshje kulturore

13 nëntor 2017 14:02

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanovic. Të dy biseduan rreth Marrëveshjes kulturore mes Kosovës e Kroacisë si dhe shkëmbimit të përvojave kulturore dhe bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve.

Ministri Gashi falënderoi ambasadoren kroate, Maria Kapitanovic, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë shtetit të Kosovës nga shteti dhe populli korat nëpër të gjitha fazat, nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, e veçanërisht përkrahjen në fushat që mbulon MKRS-ja.

Ai e njoftoi ambasadoren se MKRS-ja është e gatshme të përkrahë projektet konkrete për promovimin dhe avancimin e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta të dy vendeve duke potencuar edhe mbështetjen e komunitetit kroat që jeton në Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadorja kroate, Maria Kapitanoviq, vlerësoi gatishmërinë e ofruar për të bashkëpunuar me qëllim të promovimit të vlerave kulturore të dy vendeve.

Ajo shprehu kënaqësinë për arritjet dhe sukseset e sportit kosovar, sidomos në procesin e ndërkombëtarizimit, duke theksuar se Kroacia vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në të gjitha proceset e shtetndërtimit, veçanërisht në kuadër të kontributit për procesin e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kultura14/11/2017 11:30

Qe vlla cka eshte ambasadorja qe ta mbush synin, dhe shife ministrin e kutures se shkrete tu Kosoves!!!!

Shto koment

Të ngjashme