“Murder on the Orient Express” kthehet zbehtë në kohë

“Murder on the Orient Express” kthehet zbehtë në kohë

12 nëntor 2017 19:00

Në kapitullin e parë të “Murder on the Orient Express” Agatha Christie e përshkruan Hercule Poirot si “njeri të vogël me mustaqe enorme”, prandaj nuk mund të fajësojmë Kenneth Branagh që i ka dhënë detektivit belg aq shumë mustaqe.

Nuk ishte e njëjta kur David Suchet dhe Albert Finny luajtën Poirot në përshtatjet e romanit të njëjtë, BBC, transmeton “Koha Ditore”. Këtu duket sikur Branagh nuk ka mundur të zgjidhte në mes të gjashtë mustaqeve false që i ka ofruar departamenti i grimit, kështu që ai vendosi që t’i ketë të gjitha në një dhe më pas të vendosë një tjetër mbi gojë, vetëm sa të jetë i sigurt.

Mustaqja që rezultoi – ose mustaqet – është tipike për shkallën e pompozitetit të filmit. Branagh, regjisori i filmit njëherësh aktor në rolin kryesor, është munduar që të kthejë kutinë me puzzle të Christies në “blockbster” dinamik, të xhiruar në shirit 65 milimetrash. Është ky impulsi bujar që e përmbush audiencën që e ka bërë “Murder on the Orient Express” aq të kënaqshëm. Por ka edhe një arsye përse kënaqësia largohet dhe më pas filmi mbetet pa energji para se të arrijë në destinacion.

Branagh dhe skenaristi Michael Green kanë përfshirë disa gjëra që nuk janë në roman. Filmi nis me Poirot, i cili shpalos mençurinë e tij në rrugët e Jerusalemit në vitin 1934. Është sekuencë goxha komike, reminishencë e filmave “Sherlock Holmes” të Guy Ritchiet, por gjithashtu sjell më shumë thellësi dhe mprehtësi tek personazhet se që i gjejmë në të gjitha përshtatjet që kemi parë deri më tani të romanit të Christie.

Duke qenë i këndshëm, Poirot i Branagh është perfeksionist i cili është i obsesionuar me simetrinë saqë kur aksidentalisht vendos njërën këmbë në një grumbull me plehra, ai duhet ta vendosë edhe tjetrën për hir të balancimit. Sapo që pastron këpucët, ai ftohet urgjentisht në Londër dhe i duhet që në minutë të fundit të rezervojë trenin më luksoz në histori “Orient Express”. Udhëtarët e tjerë duken goxha intrigues.

Në mesin e tyre është njeriu me shenjë në fytyrë, i cili bart pistoletë me vete (Johnny Depp), që është duke udhëtuar me sekretarin e tij (Josh Gad) shërbëtorin e tij (Derek Jacobi); biondina e zhurmshme (Michelle Pfeiffer), e cila e quan veten “gjuetare e burrave”; princesha ruse mospërfillëse (Judi Dench) dhe shërbëtorja gjermane (Olivia Coleman); profesori racist austriak (Willem Defoe); misionarja spanjolle (Penelope Cruz); kujdestare e fëmijëve nga Britania dhe shumë të tjerë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme