Kulturë

“LBJ” për presidentin kontradiktor të ShBA-së

Prej momentit kur Woody Harrelson krekoset në “LBJ”, mund të shihet inteligjenca e tij që shkëlqen dhe mund të dëgjohen të rrahurat e zemrës që ai i sjell tek personazhi i tij.

Nuk ka mundur të jetë e lehtë, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai është gati i varrosur në grimin që fsheh fizionominë e tij, derisa sjell në jetë Lyndon B. Johnson, figurën transicionale, ende të diskutueshme të kontradiktave fascinuese.

Në këtë mënyrë historia na tregon se një politikan i cili herët në karrierën e tij foli kundër legjislacioneve për të drejtat e njeriut, nënshkroi Aktin për të Drejtat Civile në vitin 1964 si president i cili i shpalli një “luftë të pakushtëzuar” varfërisë dhe i dha zjarr luftës në Vietnam.

Vetëm disa copëza të kësaj historie janë bërë pjesë e filmit, i cili ndjek rrugën e Johnsonit prej senatit deri tek posti i zëvendëspresidentit e presidentit, një ngritje që kulmon me atë duke menduar se është shërues i shtetit pas vdekjes së John F. Kennedyt.

Në një moment është viti 1960 dhe Johnson po peshon shanset e tij si i nominuar i ardhshëm për president. Më pas ai shihet duke u munduar që të gjejë një vend në administratën e Kennedyt dhe me shumë mund mundohet që të kërkojë përkrahje politike në Zyrën Ovale.

Harrelson e bën Johnsonin të duket gati si një forcë argëtuese e parashikueshme, dhe performanca e tij e mbush filmin me oksigjen edhe në qoftë se kalon nëpër vështirësi të mëdha në politikë, ua mbyll telefonin njerëzve, lobon me sharje, i bërtet stafit prej ulëses së tualetit ose kur bën gjestin e pahijshëm kur sugjeron që rrobaqepësi i tij duhet që t’ia ndreqë pantallonat në mes të këmbëve.

Është argëtuese të shihet Harrelson në këtë rol me gjithë grimin e shumtë në fytyrë, i cili është aq i dallueshëm, saqë kur nuk kisha më me kë ta krahasoja pas “Mrs. Doubtfire”, atëherë në mendje më vinin imazhet e atyre maskave presidenciale të gomës që përdorin hajdutët në filmin “Point Break” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.